
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë ka mbërritur në brigjet e Kroacisë pas riparimeve që i janë bërë.
Anija luftarake USS Gerald R Ford po kryente punime riparimi në bazën e Marinës Amerikane në Greqi, pasi u dëmuta nga një zjarr në fillim të këtij muaji.
Në atë kohë, ushtria amerikane tha se zjarri nuk kishte lidhje me luftimet, por se kishte marrë pjesë në veprimet e SHBA-së kundër Iranit.
Raportohet se anija u dërgua në Lindjen e Mesme në shkurt, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, rriti presionin mbi Iranin.
Transportuesi ishte vendosur më parë në Karaibe si pjesë e përforcimit të ushtrisë amerikane në rajon gjatë tensioneve me Venezuelën, transmeton telegrafi.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një seri deklaratash të forta lidhur me luftën me Iranin, duke përcjellë mesazhe të ashpra rreth gjendjes së udhëheqjes iraniane dhe përparimit të operacioneve ushtarake.
Në një koment të fundit, ai tha se forcat amerikane kanë “3,554 objektiva ende për t’i goditur” brenda Iranit dhe se këto do të realizohen shpejt, duke nënkuptuar se fushata ushtarake kundër infrastrukturës iraniane është në një fazë vendimtare.