Aeroporti i Prishtinës anulon fluturimet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aeroporti i Prishtinës anulon fluturimet

21:11 | 11 Janar 2021

Kushtet atmosferike detyrojnë aeroportin e Prishtinës të anulojë fluturimet.

Moti i keq dhe të reshurat e pandërprera që kanë rënë ditëve të fundit në Prishtinë, ka bërë që të ndërpriten të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Në një njoftim që është në kohë reale të faqes zyrtare të aeroportit, është bërë e ditur se të gjitha fluturimet që kanë qenë të planifikuara për sot në mbrëmje janë anuluar.

Në këtë njoftim po ashtu është bërë i ditur se fluturimet që kanë qenë të planifikuara nesër deri pas orës 12:00, janë anuluar.

Ende nuk dihet a do të vazhdojnë vijat e rregullta të fluturimeve, nesër pas orës 12:00.

Komento: