Aeroporti i Prishtinës kërcënohet me bombë, evakuohen udhëtarët dhe personeli

10:03 | 28 December 2022

Kërcënim me bombë në aeroport, evakuohen udhëtarët dhe personeli.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka thënë se kanë pranuar një kërcënim me bombë.

Gara ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

Komento: