Aeroporti i Prishtinës nis fluturimet me qytetin Malmo të Suedisë

20:01 | 07 Korrik 2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga sot lidhet me qytetin e Malmos në Suedi.

Nga aeroporti njoftojnë se fluturimet e rregullta janë planifikuar dy herë në javë, ndërsa kanë dhënë edhe detaje të tjera.

Njoftimi:

Destinacioni i shumë kërkuar Malmo!

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, nga sot lidhet me qytetin e bukur Malmo/Suedi përmes Kompanisë Ajrore Europiane “Air Mediterrenean”.

Fluturimet e rregullta janë planifikuar dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë.

Nisja nga Prishtina në ora 18:00 ndërsa nisja nga Malmo në ora 23:00.

Komento: