Aeroporti i Prishtinës njofton për mbajtjen e fluturimeve

19:05 | 25 Janar 2019

Aeroporti i Prishtinës ka lajmëruar se përkundër reshjeve të bores që kanë ndodhur ditëve të fundit, të gjitha fluturimet janë realizuar me rregull.

“Përkundër kushteve atmosferike me borë të dendur e me temperatura të ulëta deri me tani në ANP Adem Jashari janë realizuar 17 fluturime në shkuarje e 13 fluturime në arritje”, thuhet në njoftim.

“Përderisa, nuk janë realizuar 3 vajtje/ardhje, fluturimi i Austrian Airlines nga Vjena ishte nisur për në Prishtinë por është rikthyer në Vjenë pa realizuar aterim në Prishtinë e dy fluturimet e kompanisë gjermane Germania njëri ka ateruar në Shkup e tjetri është transferuar për tu realizuar nesër”, thuhet më tej.

Deri në mesnatë pritet të realizohen edhe katër fluturime në ardhje e në dy shkuarje

Komento: