Aeroporti i Prishtinës shënon udhëtarin e 2 milionët një muaj më herët se viti paraprak

12:11 | 26 Tetor 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënon udhëtarin e 2 milionët një muaj më herët se viti paraprak.

Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka shënuar udhëtarin e 2 milionët.

Ky numër udhëtarësh i procesuar përmes aeroportit vitin e kaluar ishte arritur në fillim të muajit dhjetor.

Prandaj duke parë këtë trend të rritjes së numrit të udhëtarëve menaxhmenti filloi me investime shtesë duke investuar rreth 3 milionë euro në pajisje dhe mjete për procesim të udhëtarëve si dhe ne burime njerëzore në mënyrë që të ketë kapacitetin e plotë në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative dhe në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Numri i udhëtarëve është rritur për 10.75%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkaq numri i fluturimeve është rritur për 13.9 %.

Komento: