Nga 4 maji, Aeroporti i Vjenës do të ofrojë mundësinë e testimit për koronavirus tek pasagjerët.
Kjo masë do të ju mundësojë pasagjerëve që hyjnë në Austri, të mos kenë nevojë për t’u izoluar në periudhë 14 ditore, nëse nuk posedojnë një certifikatë shëndetësore, përmes së cilës dëshmojnë se janë negativ në COVID-19.
Testimin në aeroport, i cili kushton 190 euro, mund ta bëjnë edhe udhëtarët që largohen nga Vjena.
Austria ka regjistruar 15.526 raste me koronavirusin e ri, dhe 598 vdekje. Ky vend ka filluar të lehtësojë masat e izolimit duke lejuar hapjen e disa llojeve të biznesve.