Aeroporti Nderkombetar i Prishtines ’Adem Jashari’, storie e suksesit ne Amadeus IT Conference 2019 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines ’Adem Jashari’, storie e suksesit ne Amadeus IT Conference 2019

10:13 | 30 Tetor 2019

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines ‘Adem Jashari’ ishte ftuar nga Amadeus qe te prezantoj sukseset e kompanise, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit te udhetareve dhe fluturimeve si dhe planet ne te ardhmen.

Prezantimi i ANP ‘Adem Jashari’ ishte ndryshimi i sistemit ne Amadeus me temen ” Duke ecur perpara ne udhetimin tone te transformimit”. Keto suksese u shpalosen para shume perfaqesuesve te larte te fushes se aviacionit neper bote duke diskutuar per zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmone duke pasur ne fokus rritjen e qualitetit te sherbimeve ndaj klienteve.

Shefi Ekzekutiv i Operimeve Gokmen Aritay ne konferencen e organizuar ne Aeroportin Nderkombetar te Mynhenit mes tjerash tha: ” Levizja ne platformen Amadeus dhe/ose Altea na lejon ne qe te ngrisim nivelin e kenaqshmerise dhe eksperiences se udhetareve ne baza ditore. Per me shume duke kaluar ne Altea BRS (sistemi i pranimit te bagazheve) ne jemi bere si njeri nder aeroportet e para qe ofron sherbimin e IATA Res 753 qe rekomandohet nga Asociacioni Nderkombetar i Transportit Ajror.”

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines vazhdon te kete rritje te numrit te udhetareve duke shenuar keshtu nje rritje prej 11% ne nr udhetaresh dhe 13.09% ne numer fluturimesh

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!