Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënon ditën e ambientit me moton ‘Plastic Free Airport’

13:00 | 05 June 2019

Dita Botërore e Mjedisit 2019 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të shënohet duke kontribuar në parandalimin e ndotjes nga përdorimi i plastikës.

Si hap të parë, ANP “Adem Jashari” ka marrë përsipër zëvendësimin e gotave të plastikës me gota porcelani të personalizuara për secilin punëtor me emrat e tyre.

“Është e rëndësishme të kemi sa më shumë njohuri rreth ndotjes nga përdorimi i plastikës, si një nga kërcënimet më të mëdha për mjedisin tonë. Për një aeroport pa produkte plastike, ne do të fillojmë duke eliminuar produktet plastike për një përdorim” – tha me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.

Iniciativa “Aeroport pa produkte plastike” mund të jetë lëvizje e madhe për mbrojtje të mjedisit dhe jetë të shëndetshme.

ANP ‘Adem Jashari’ vazhdimisht është duke punuar edhe në zvogëlimin e nivelit te dioksidit te karbonit si dhe në menaxhimin e trajtimit te ujit në mënyrë që të kontriboj për një ambient të gjelbër dhe të pastër.

Komento: