Aeroporti njofton se në mëngjes ka pasur vonesa të fluturimeve, kjo ishte arsyeja

09:19 | 20 Gusht 2019

Vjen një njoftim i rëndësishëm nga Aeroporti i Prishtinës.

nga Aeroporti Adem Jashari, ku thuhët se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund të kenë vonesa si pasoj e grevës nga ana e disa punonjësve

Ja edhe njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Dëshirojmë te informojmë publikun se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund të kenë vonesa. Kjo rrjedh si pasoje e kërcënimeve te vazhdueshme nga punonjesit qe jane pjese te greves ndaj punonjesve qe jane te gatshem te punojne.

Andaj iu kerkojme ndjese te gjithe udhetareve per vonese, meqenese ne kemi marre te gjitha masat paraprake per GREVE mirepo duke u bazuar ne takimin e djeshem me Udheheqesine e Sindikates se ANP-se, ne nuk kemi marre ne konsiderate se do te kete veprime jashte te gjitha kornizave ligjore te grevave per te penguar procesin e punes.

Menaxhmenti i ANP-se do te shqyrtoje te gjitha rastet vec e vec dhe do te marrim masa ligjore ndaj personave pergjegjes!

Komento: