Afaristët kosovarë organizojnë panair jashtë kufijve

19:07 | 15 June 2019

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut ka qenë nikoqir i panairit shtëpiak, ”M Sora Expo Shkup”.

Ky panair është organizuar nga partnerë kosovarë të kompanisë MSora nga Sllovenia dhe që është mbajtur për herë të parë në Shkup.

Në këtë panair kanë prezantuar prodhimet e tyre, kompani nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

“Erdhëm këtu sepse besojmë në tregun maqedonas, besojmë në ekipin tonë dhe besojmë shumë që këtu është një mundësi e mirë për biznesin tonë. Kompania M Sora me seli në Slloveni është thelemuar më 1949 dhe vitin e kaluar kemi festuar 70 vjetorin e themelimit të saj, dhe tani kemi më shumë se 2 mijë punëtorë në 4 shtete. Shpresoj që këtu do të gjeni informacione të nevojshme për biznesin tuaj, dhe kur juve keni përfitime nga biznesi juaj, do të thotë që do të kemi edhe ne përfitime”.

Përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse janë shprehur të kënaqur me organizimin.

Fetahovic-Përgjegjëse në kompaninë gjermane “Roto”
” Për herë të parë po prezantojmë produktet e tona këtu me partnerin tonë, M Sora, që jemi bashkë mbi 70 vjet. Po prezantojmë prodhimet e dyerve dhe dritareve. Jemi prezent edhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi e gjitha vendet e botës”.

Kurse, vizitorët janë të kënaqur me panairin, i cili është i pari i llojit të tillë në Shkup.

“Jemi firmë shitëse e ngjyrave, partnerë për shumë kohë me M Sora. Jemi këtu për të përkrahur këtë kompani që u hap këtu në Shkup, dhe besojmë shumë në M Sora Shkupi”. M Sora është një brend që gjithmonë sjellë shumë risi të cilat ne mundohemi ti mbështesim dhe jemi të kënaqur me gjithë stafin e kësaj kompanie”

Dek: Isak Idrizi-profesor në fakultetin e arkitekturës dhe ndërtimtarisë më Shkup
“Ne nuk jemi mësuar të marrim pjesë nëpër panaire sepse nuk organizohen shpesh. Jemi shumë të kënaqur që po shohim një organizim të tillë, prandaj jemi mbledhur këtu me studentët e fakultetit tonë që ti shohin produktet pasi edhe këtu mund të mësojnë shumë gjëra. Kemi ardhur gjithashtu me studentët që të njoftohen me këto kompani dhe prodhimet të cilat i bëjnë ata, dhe të shohim si mund të gjejnë vetën në to”.

Në hapjen e këtij panairi ishte i pranishëm edhe ambasadori slloven me q ‘rast u shpreh i lumtur për suksesin e kësaj kompanie duke shtuar që pa traditën dhe inovacionin M Sora nuk do të mund të vinte deri këtu.

Komento: