Afati i fundit për deklarimin e pasurisë

08:05 | 01 April 2019

Sot do të jetë afati i fundit për deklarimin e pasurisë.

Prej 4.700 zyrtarëve të lartë publikë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, deri më tani një gjë të tillë e kanë bërë rreth 4.300 zyrtarë.

Afrim Atashi, drejtor i Departamentit për Deklarim të Pasurisë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se dita e fundit e deklarimit të pasurisë është sot, 1 prill 2019, ndërkohë që detyrimin për deklarim të pasurisë e kanë përmbushur rreth 4.300 zyrtarë të lartë publik.

AKK pas përfundimit të afatit do të fillojë me procedurat e verifikimit dhe brenda 2-3 ditëve do të publikojë listën njoftuese për zyrtaret që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Procesi i deklarimit të pasurisë ka përfunduar më datën 31 mars.

Komento: