Afër 16 mijë persona u vaksinuan gjatë 24 oëve të fundit

16:31 | 07 Shtator 2021

15 mijë e 869 qytetarë janë vaksinuar në 24 orëshin e fundit në vend.

Derisa vaksinimi antiCOVID është duke vazhduar nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se deri më tani numri total i dozave të administruara është 938 mijë e 504 vaksina antiCOVID.

620 mijë e 405 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, kurse 318 mijë e 99 dozën e dytë.

Duhet përkujtuar që pas rritjes së rasteve me koronavirus dhe shtimit të numrit të viktimave është ngritur edhe numri i atyre që janë duke u vaksinuar.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë arritur edhe gjysmë milioni vaksina antiCOVID.

Mbi 503 mijë doza të vaksinës nga doza Pfizer ishin të dhëna si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse pjesa tjetër arritën si pjesë e marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer.

Komento: