Afër 200 afganë janë në Bondsteel, flet imami kosovar që iu ligjëron aty

09:37 | 30 September 2021

Drejtori i Kosovo Center for Peace (Qendra e Kosovës për Paqe), imami Labinot Maliqi, është i përzgjedhuri i ushtrisë amerikane për të ligjëruar për refugjatët afganë, në kampin ushtarak Bondsteel.

”Njeriu kudo që është larg vendlindjes së tij, sado që i kanë kushtet e mira, sikurse në vendin e tyre nuk ndjehen mirë”.

”Ata nuk kanë asnjë ankesë sa i përket gjithë atyre brenda kampit. Edhe në këtë rast tek afganët është shpresa e madhe që atyre u jep motiv, guxim për të shpresuar ”, ka deklaruar Maliqi në KlanKosova.

Ai mes tjerash ka treguar edhe për temat të cilat ka ligjëruar në kamp para refugjatëve.

”Temat që janë më tepër shpirtërore, për të ngritur moralin, anën e tyre tyre shpirtërore. Edhe shpirti ka nevojë për ushqim, dhe natyrisht që ne jemi duke u munduar që t’ua ushqejmë shpirtin e tyre me mësime hyjnore”.

Pse amerikanët e bënë një kërkesë për të qenë një imam tek refugjatët afganë?

”Ata nuk e kanë një imam me veti, që t’ua kryejnë ritualet fetare, dhe ne ashtu kemi një bashkëpunim të hershëm, edhe me ambasadën amerikane edhe me kampin Bondsteel. Dhe natyrisht ata duke pasur besim tek ne dhe duke qenë mirënjohës për ndërtimin e vendit tonë, dhe ata e kanë parë të udhës që unë të jem i përzgjedhuri i tyre në mënyrë që t’ua kryejë unë këto rituale fetare”.

”Jam vetëm unë, nuk ka ndonjë imam tjetër”.

”Përgjigjia e tyre kanë qenë 90% prej tyre janë myslimanë, ne i trajtojmë të gjithë si krijesa të zotit e më pasë nga ajo se cilës fe i takojnë. Ne mundohemi që çkado që atyre ju nevojitet, t’ua plotësojmë bashkë me ushtrinë amerikane”.

”Për momentin janë mbi 200 afganë brenda Bondsteel-it, dhe duke parë se brenda tyre ka shumë tenda, pritet ardhje edhe një numri më të madh të afganëve. Ata kanë ëndrrat e tyre se do të bëhet mirë për ta kudo që sistemohen me një shtet ku do të mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre”, ka deklaruar ai.

Komento: