Afër 40 mijë persona mund të mbesin papunë

09:45 | 26 July 2020

Rreth 40 mijë persona mund të mbesin papunë, kompanitë nuk punojnë me kapacitete të plota.

Mbi 50% e kompanive nuk po punojnë me kapacitete të plota. Madje deri në fund të muajit korrik mund të humbin vendin e punës rreth 40 mijë persona, si pasojë e pandemisë.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi mes tjerash ka thënë se një pjesë e madhe vendin e punës po e humbasin si pasojë e neglizhencës së kërkesave së pronarëve të kompanive dhe punëtorëve të sektorit privat.

“Mbi 50% e kompanive të Kosovës nuk po punojnë me kapacitet të plotë sepse këtë nuk po ua mundëson në një far forme zhvillimi ekonomik i këtyre bizneseve dhe ne e kemi përsërit dhe frikohemi se deri në fund të këtij muaji dhe fillim muajit tjetër do të humbin mbi 40 mijë vende të punës. Një pjesë e madhe vendin e punës po e humbin edhe për shkak të neglizhencës të kërkesave së pronarëve të kompanive dhe punëotrëve të sektorit privat”.

Megjithatë, i pari i punëtorëve thotë se punëtorët e sektorit privat edhe para pandemisë janë ballafaquar me probleme të shumta, raporton EO.

Por, ai theksoi se një pjesë e madhe e kompanive tash punëtorët janë duke i paguar vetëm 50%, me arsye se ata janë duke punuar vetëm me 50% të kapaciteteve.

“Ne si sindikatë gjithherë e kemi shprehur shqetësimin se gjendja e punëtorëve të sektorit privat edhe para pandemisë ka qenë tepër e rëndë duke u nisur se pagat e e këtyre punëtorëve kanë qenë minimum 130-170 euro, por tani pandemia në një far forme na ka qit krejtësisht prej binarëve dhe këta punëtorë ndoshta janë duke menduar që ndoshta më mirë të qëndrojnë në shtëpi sesa me këto paga të shkojnë dhe të punojnë”.

“…kur dihet që në fakt edhe pronarët e kompanive tash janë kërcënuar sidomos të sindikatës dhe punëtorëve se nuk do të kanë mundësinë e pagesës të qind për qind dhe ata deri më tash një pjesë bukur të madhe këto kompani po i paguajnë punëtorët me 50% duke u nisur nga ajo që thonë ata se punojnë vetëm me 50% të kapaciteteve”.

Ai e ka vlerësuar punën e qeverisë kaluar dhe qeverinë aktuale me notën zero, që sipas tij obligimet e Pakos Emergjente qeveria ende nuk i ka kryer, raporton EO.

Azemi ka thënë se është krijuar një presion i dyanshëm nga pandemia dhe qeveria e vendit.

“Nëse mund ta vlerësojmë me një notë, unë mund ta vlerësojë me notën 0 edhe të qeverisë së më hershme edhe qeverisë së tanishme sepse obligimet nga pakoja emergjente qeveria e Kosovës nuk i ka kryer as për muajin prill e maj që në fakt pagesat prej 170 euro dhe 130 euro duhet të bëheshin në fund të majit por ne jemi tash në fund të korrikut dhe prapë nuk po shohim një sinjal pozitiv”.

“…Qeveritë e Kosovës din të marrin vendime në një far forme nga tavolina por nuk e dinë se sa është kostoja e atyre vendimeve kur nuk paguan pagesat në koonform të marrëveshjes dhe këndej merr vendime që të sanksionojë, dhe ne kemi një presion të dyanshëm nga pandemia dhe nga Qeveria”.

Komento: