“Mbi 50 mijë punëtorë humbën vendin e punës, 10 mijë operatorë falimentuan në tërë Kosovën”.
Si pasojë e pandemisë 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur vendin e punës.
Kështu ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.
Përveç humbjes së vendit të punës, Shahini ka theksuar se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat kanë vështirësi në marrjen e pagave, siç thotë ai nga kriza pandemike më shumë se 10 mijë operatorë kanë falimentuar në tërë Kosovën.
Në mënyrë që vendet e punës të mos shuhen, intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur bizneset është i domosdoshëm, thotë Shahini.
“Sektori privat duhe të jetë fokusi kryesori qeverisë dhe të ketë një vëmendje të shtuar ndaj biznesit vendor si partner të jetë i trajtuar në mënyrë të barabartë pa pasur privilegje sepse ne qeverinë e konsiderojmë si shtetërore në momentin kur ulen në pozita dhe ajo duhe të ketë parasysh rimëkëmbjen pasojat e Covid-19 të cilat kanë lënë pasoja në shumë fusha sidomos në ekonominë e vendit ku si pasojë e Covid kanë mbetur mbi 50 mijë vetë të papunë po ashtu kanë vështirësi në paga më shumë se 150 mijë punëtorë në sektorin privat. Gjatë kësaj kohe në Kosovë kemi një mbyllje dhe falimentim dhe shuarje të aktiviteteve ekonomike të më shumë se 10 mijë operatorëve në tërë Kosovën”, tha ai për Ekonomia Online.