Afër 8 mijë kosovarë ia mësyjnë bregdetit shqiptar vetëm mëngjesit të sotëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Afër 8 mijë kosovarë ia mësyjnë bregdetit shqiptar vetëm mëngjesit të sotëm

11:02 | 11 Korrik 2020

Kosovarët drejt bregdetit shqiptar, 8 mijë persona hynë vetëm mëngjesin e sotëm.

Dogana e Morinës edhe këtë fundjavë përballoi një fluks të madh të automjeteve të vogla dhe autobuzave me targa të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Të dhënat e policisë kufitare bëjnë ditur për hyrjen në Shqipëri të mbi 8 mijë qytetarë kosovarë dhe 2 mije automjeteve vetëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ky fluks me një numër 6 mije qytetarë të Kosovës është shënuar edhe mëngjesin e së premtes. Dogana e Morinës gjatë fundjavave po punon me kapacitet të plotë të sporteleve 6 si dhe me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve në hyrje të vendit tonë.

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës në 11 ditëshin e fundit bregdeti shqiptar dhe qytetet historike patën 80 mijë vizitorë nga Kosova.

Komento: