Rinumërohen afër 80% e vendvotimeve.
Në Qendren e Rinumërimit dhe Rezultateve ditën e enjte janë rinumëruar 133 vendvotime,raporton Gazeta Express.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka konfirmuar për Gazetën Express se në ditën e nëntë janë rinumëruar edhe 133 vendvotime të tjera.
“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime”, ka thënë Elezi.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 1101 vendvotime nga 1407.
“Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë ai.
Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve nga KQZ-ja, erdhi si pasojë e vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.