Afër 9 mijë persona të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

07:54 | 25 Gusht 2020

Gati 9 mijë persona të shëruar nga koronavirusi në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 12 mijë e 547 raste nga 47 mijë e 761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.

Ndërkaq dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 99 raste të reja dhe 152 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 410.

Komento: