Afër tetë mijë qytetarë vaksinohen kundër Covid-19, në 24-orët e fundit

15:43 | 10 Korrik 2021

Në 24-orët e fundit, afër tetë mijë qytetarë marrin vaksinën anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit tetë mijë qytetarë kanë marrë vaksinën anti-Covid.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 63.529 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 252.938 persona.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 1.347 testime, prej tyre vetëm 7 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 22 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.
Në total numri i rasteve aktive është 134.

Komento: