Aferdita Dreshaj merr vendimin befasues

21:40 | 06 Gusht 2021

Afërdita Dreshaj u zhvendos në Evropë për një arsye të madhe dhe i thotë “lamtumirë” Amerikës!

Këngëtarja dhe modelja bukuroshe, Afërdita Dreshaj, është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private.

Partneri i saj Jakub Kindl është çek, ndërsa bashkë janë njohur në SHBA, ku edhe prej kohësh jetuan.

Mirëpo planet tashmë do ndryshojnë!

Afërdita Dreshaj i ka thënë “lamtumirë” Amerikës e së bashku me bashkëshortin dhe të birin ajo do të qëndrojë në Europë, konkretisht në republikën çeke në muajt në vijim.

Sipas “Prive”, zhvendosja e ka një arsye dhe lidhet me pjesën profesionale. Jakub Kindl, bashkëshorti i saj hokeist do të transferohet në një ekip europian, ndaj dhe familja do të zhvendoset. Mesa duket, për partnerin e modeles ka ardhur koha për kapituj të rinj në sport.

Por në të ardhmen çfarë gjuhësh do i mësojë Afërdita fëmijëve?

Këngëtarja është pyetur pak kohë më parë nga fansat dhe nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë.

Ajo përgjigjet me siguri se do ja mësojë të tre gjuhët, shqipen, anglishten dhe gjuhën çeke dhe çfarë të duan ata.

Komento: