
Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj është ndër emrat e pëlqyer dhe të komentuar nga publiku.
Ajo po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të bukura nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, 33 vjeçarja për ndjekësit e saj të shumtë po publikon pamje tejet të bukura nga vizitat në vende të ndryshme evropiane, së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl.
E kur jemi te imazhet, sot bukuroshja shqiptare në instastory për 29 mijë e 600 ndjekësit e saj publikoi pamje mbresëlënëse.
Në njërën prej pamjeve, shihet bashkëshorti i saj, Jakubi duke e puthur Afërditën.

