
Bashkëshortja e Armir Shahinit ka bërë një reagim të veçantë në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e saj të pakushtëzuar për të shoqin gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania.
Ajo thekson se xhelozia nuk ka vend në martesën e tyre dhe i jep Armirit të gjithë besimin për çdo hap që do të marrë brenda shtëpisë.
“Në çdo hap që bën, do jem me ty. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë, bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty,” shkruan ajo.

Ky reagim vjen në një moment kur raporti ndërmjet Mirit dhe Selin po diskutohen mjaft brenda dhe jashtë shtëpisë, duke i dhënë një dimension të veçantë lojës dhe marrëdhënieve brenda shtëpisë së famshme.
Mbështetja e bashkëshortes së Shahinit tregon jo vetëm besimin që ajo ka tek ai, por edhe përkushtimin e tyre ndaj martesës, pavarësisht sfidave dhe dramat që ndodhin brenda programit reality.
