Këngëtari i njohur Afrim Muciqi është përgjigjur nëse ka pasur lidhje me ndonjërën prej këngëtarëve të estradës kosovare.
Afrim Muqiqi ka dhënë përgjigje epike kur u pyet se me kë prej vajzave të estradës ka pasur lidhje.
Këngëtari Afrim Muqiqi së fundmi ka qenë ftuar në emisionin ‘NIN’, aty ku edhe u është përgjigjur disa pyetjeve provokative, shkruan lajmi net.
Njëra ndër to ishte se me kë prej femrave të estradës ka pasur lidhje dashurie dhe përgjigja e këngëtarit ka qenë epike.
“Kam pasur lidhje dhe kam pasur lidhje me gruan time”, ka theksuar Muqiqi, i cili është i martuar me këngëtaren Halime Mani, me të cilën ka edhe një djalë.