Kosova U21 vazhdon përgatitjet për ndeshjet e radhës ndaj Bullgarisë dhe Izraelit.
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani e ka komentuar listën e të ftuarave derisa ia ka mbyllur dyer futbollistit të FC Malishevës, Drilon Hazrollaj.
Ky i fundit nuk erdhi në tubim muajin e kaluar për arsye personale.
“Driloni e ka zgjedhur rrugën e vet. Me mua e kryer, për tek unë jo vjen për të tjerët nuk e di”, ka thënë Afrim Tovërlani për RTV Dukagjini.
Hazrollaj është një ndër futbollistët më të talentuar që luan në Superligën e Kosovës.