
Të dhënat e INSTAT tregojnë se ngjarjet rrugore me pasojë jetën janë rritur me 6.8 % gjatë periudhës janar-qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton tvklan.al.
Tirana mban numrin më të lartë si gjatë qershorit ashtu edhe në 6 muajt e parë të këtij viti.
Kjo rritje është reflektuar edhe në urgjencën kombëtare.
Sipas INSTAT afro 94% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Grupmosha 35-44 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 28% të numrit total të aksidenteve.
E marta shënon edhe ditën me numrin më të lartë të ngjarjeve rrugore, në harkun kohor 19-24 të mbrëmjes.