Afrona ‘dëtyrohet’ të gatuaj pite e të qes çaj në emision LIVE

11:07 | 16 Shtator 2019

Një javë para martesës, Afrona Dika ka dëshmuar aftësitë e saj në gatim.

Të ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”, çifti kanë zbuluar detaje nga dasma e tyre e cila do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu.

Për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen disa emra të njohur të estradës si Sabri Fejzullahu, Shkurte Gashi, Meda, Gena, NRG Band, Yll Limani dhe në fund DJ PM.

Gjatë emisionit, Afrona i ka shërbyer çaj Bleros, teksa më pas mori edhe një legen me ujë dhe i lau duart Bleros. Afrona gjithashtu provoi të gatuaj pite.

Komento: