Afrona Dika bën veprimin e papritur pasi Blero përcolli mesazhin e koduar për ditëlindjen e saj

17:18 | 10 Gusht 2022

Blero përcolli mesazhin e koduar për ditëlindjen e saj, Afrona Dika bën veprimin e papritur.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika përfliten prej muajsh se janë ndarë. Ndonëse s’e kanë pranuar publikisht, ata kanë fshirë gjurmë të përbashkët nga rrjetet sociale. Së fundmi, modelja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka festuar përvjetorin e lindjes.

Për herë të parë pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’, të paktën këtë na ka lënë të mendojmë me postimin e saj të fundit në InstaStory.

Ajo që modelja i ka uruar vetës është një fillim i ri.

“Gëzuar për fillime të reja”, ka shkruar Afrona krahas postimit në Instagram.

Kjo duket si një përgjigje ndaj këngëtarit, i cili përcolli një mesazh të koduar për ditëlindjen e saj. Këngëtari publikoi një foto, krahas së cilës vendosi një trëndafil. Nuk dihet nëse postimi kishte të bënte për Afronën por fansat të paktën kështu mendojnë. /abcnews

Komento: