Afrona Dika martohet me biznesmenin zviceran, pamje nga ceremonia e martesës

12:25 | 08 Nëntor 2026

Afrona Dika ka surprizuar ndjekësit në rrjetet sociale me lajmin e martesës së saj, duke zbuluar njëkohësisht edhe identitetin e personit me të cilin ka vendosur të kurorëzojë dashurinë.

Përmes një kolazhi fotografish të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga dita e veçantë, duke bërë të ditur se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj private.

Bashkëshorti i saj është biznesmeni James Dyer Smith, i cili nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi lidhja e tij me Afronën ishte përfolur edhe më herët në media.

Romanca mes tyre u bë publike në vitin 2023. James është biznesmen në Zvicër dhe merret me dizajn të interierit. Megjithatë, disa muaj pas konfirmimit të lidhjes, në media u raportua se dyshja i kishte dhënë fund romancës.

Por duket se historia e tyre e dashurisë nuk kishte përfunduar aty.

Siç mëson Prive By LS, Afrona dhe James janë ribashkuar prej kohësh, duke vendosur që këtë herë marrëdhënien ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Tashmë, përmes fotografive të martesës, ata kanë zgjedhur ta bëjnë publike vazhdimësinë e historisë së tyre të dashurisë, duke kurorëzuar lidhjen dhe nisur një rrugëtim të ri së bashku.

Komento: