Blero pret me padurim të udhëtojë me Afronën në Hawai.
Blero dhe Afrona së shpejti nisin muajin e mjaltit.
Blero dhe Afrona në fund të shtatorit kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.
Çifti planifikojnë që për muajin e majltit të udhëtojnë në Hawai, ndërsa këngëtari po e pret me padurim këtë udhëtim.
“HAWAI shihemi së shpejti me mbretëreshën time @afronadika”, ka shkruar Blero sipër një fotografie që e ndau nga dhoma e gjumit.
Ai mbrëmë u relaksua bashkë me vajzën e tij, Tarën, duke shikuar filma vizatimorë në TV.