Afrona Dika dhe këngëtari Blero janë tani një ndër çiftet më të përfolura të estradës.
Ata janë të fejuar dhe për pak muaj pritet të bëjnë edhe dasmën e tyre, e që është e përfolur ende pa ndodhur, përcjell ORAinfo.
Blero dhe Afrona janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale, dhe pothuajse çdo ditë postojnë fotografi nga jeta e tyre.
E sot, Afrona ka postuar një video ku ka treguar për ushqimin qe ka përgatitur për darkë. Patate me ‘shpatell e kaçik’ është specialitet për sonte që ka përgatitur Afrona. /ORAinfo/