Afrona shfaqet me duvak, reagimi befasues i Bleros

12:15 | 19 Qershor 2019

Afrona Dika është emri i modeles që në publikun shqiptar u bë shumë e njohur pasi u lidh me këngëtarin e njohur, Blero.

Ata janë lidhur që pesë vite dhe që nga atëherë janë shumë të përfolur në publik e në media, përcjell ORAinfo.

Këto ditë ajo po qëndron në Greqi ku edhe ka mbledhur shoqet për të shijuar festën e beqarisë.

E në fotot që i ka publikuar ajo shihet se ka vë në kokë duvakun, ndërsa është e veshur me bikini.

E kjo pamje e ka joshur shumë Bleron, i cili nuk është përmbajtur, duke postuar foton e saj duke përshkruar “Zemra ime”. /ORAinfo/

Komento: