Kreu i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili tashmë është pjesë i koalicionit ”Lista për Familjen” bashkë më AKR-në e Behgjet Pacollit dhe me dy ish-deputetët e VV-së, Eman Rrahmanin e Visar Korenicën, për FrontOnline, shpreh bindjen e tij të plotë se ky koalicion do e kalon pragun zgjedhor prej 5%, në zgjedhjet e përgjithshme qendrore që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.
Këtë besim ai e bazon në atë që sipas tij, lista e këtij koalicioni do të përmbajë cilësi të jashtëzakonshme të kandidatëve për deputet.
‘’Jam thellë i bindur se lista zgjedhore e koalicionit për familje do të kalojë bindshëm pragun zgjedhor duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të kauzës sonë politike dhe cilësinë e jashtëzakonshme të kandidatëve tonë për deputet veçanërisht në aspektin e integritetit kombëtar, etik e moral si dhe kapaciteteve të tyre profesionale politike’’ thotë Agani për FrontOnline.
Ai thekson se lista e kandidatëve të këtij koalicioni do të përbeje kandidatë që do të sublimojnë përvojën në politikën e vendit dhe do të sjellin energji të reja politike.
‘’Koalicioni për familje do të ketë listë të plotë zgjedhore me kandidat tejet cilësor të cilët në një aspekt do të sublimojnë përvojën e bollshme në politikën e vendit ndërkaq nga ana tjetër do të përfaqësojnë energjitë e reja politike që nga baza qytetare do të ngritën mbi bazën e platformës progresive demokratike konservatore’’ shton Agani.
Kreu i PD-së, thotë se lista e Koalicionit për Familje do të jetë tërësisht e plotësuar.
‘’Theksova se lista e kandidatëve do të jetë e plotësuar në tërësi’’ tha Ferid Agani për FrontOnline/FrontOnline/