Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka hedhur poshtë lajmin e mëngjesit të sotëm së ka dalë pozitivë në testin për Covid-19, duke e konfirmuar se rezultati i është kthyer negativ.
Në mëngjesin e së hënës u raportua se shefi i shtëpisë së futbollit kosovar ishte prekur nga koronavirus.
Por Ademi e ka hedhur poshtë lajmin duke e konfirmuar për Gazetën Express se rezultati i është kthyer negativ.
Gazeta e ka siguruar rezultatin e testit që Ademi e kishte bërë në Institutin Kombëtar të Shtëpisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Ademi nuk ishte i pranishëm në stadiumin Fadil Vokrri në humbjen e Kosovës kundër Greqisë në Ligën e Kombeve të dielën mbrëma, edhe pse e kishte mësuar rezultatin e testit një ditë më parë.