Agim Ademi në mbajtje për 48 orë

14:21 | 22 Mars 2023

Tashmë është zyrtare që Agim Ademi do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë.

Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikatë të lëshuar për media.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte ftuar sot për t’u intervistuar.

Paraprakisht, dje ishte intervistuar drejtori i financave në Federatën e Futbollit të Kosovës, Agim Gashi.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën dhe vendimin e Prokurorisë, e cila i zbuloi edhe pistat e hetimit të kreut të FFK-së.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”.

Komento: