Ademi i lumtur me vizitën e Infantinos në Kosovë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë.
I pari i futbollit botëror është pritur nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë.
Fillimisht Ademi dhe Infantino u takuan në aeroportin ‘Adem Jashari’ pastaj shkuan edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ademi është shprehur shumë i lumtur me ardhjen e të parit të FIFA-s në vendin tonë.
“I lumtur dhe i nderuar që sot e mirëprita presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në vizitën e tij historike në Kosovë”.
“Ardhja e tij dëshmon respektin dhe përkushtimin që ai dhe shtëpia e futbollit botëror kanë për Kosovën dhe FFK-në. Mirë se erdhe President!”, ka shkruar Ademi.
Kujtojmë që gjatë ditës Infantino do të takohet edhe me krerët shtetërorë si kryeministri Albin Kurti apo presidentja Vjosa Osmani.