Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim kandidatin për deputet nga PDK, Altin Krasniqi.
Aliu ka theksuar se ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të mirëpriste Altinin, birin e Jakup Krasniqit, ish-Kryeparlamentarit të Kosovës dhe zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë takimit, ata ndanë çaste bashkëbisedimi për angazhimet e përbashkëta në shërbim të shoqërisë, duke e vlerësuar angazhimin politik të Altinit si një vazhdim të rrugës së babait të tij.
Kryetari Aliu theksoi se angazhimi i Altinit për të shërbyer me nder dhe përgjegjësi paraqet një vlerë të çmuar për vendimmarrjen politike të ardhshme.
Shkrimi i plotë: