Agim Aliu zgjedhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

12:15 | 05 Prill 2022

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Aliu.

“Po, sot në kuvendin zgjedhor te asociacionit jam zgjedhur kryetar i asociacionit të komunave të RKS”, tha Aliu.

Deri më tani kryetar i AKK-së ka qenë Imri Ahmeti.

Ndërkaq drejtor ekzekutiv i Asociacionit është Sazan Ibrahimi.

Komento: