Bahtiri i bashkohet Kurtit.
Vetëvendosje sot pati tubime me qytetarë nën moton “Kundër PANhajnisë” në Vushtrri, Podujevë dhe Mitrovicë.
VV-ja në Mitrovicë gjeti edhe përkrahjen e kryetarit, Agim Bahtiri, anise partia e tij AKR është pjesë e koalicionit PAN, njofton Klan Kosova.
“Kësaj radhe nuk guxojmë me leshu pe, të bëhemi bashkë t’i largojmë njerëzit që e dëmtojnë këtë vend dhe ky vend meriton Albin Kurtin në krye, puna e palodhur e tij dhe njerëzit që e rrethojnë atë duhet t’i japim mbështetje. Unë vij nga tjetër parti por nuk njoh parti kur është në cështje kombi” deklaroi Bahtiri.
Ndërsa i pari i Vetëvendosje, Albin Kurti, përsëri theksoi se Qeveria duhet të bie.
“Nuk mund të fitojë edhe PANhajnia edhe popullsia. Le të fitojë popullsia e le të mbarojë PANhajnia. VV e LDK po bashkëpunojnë me mirë sesa partitë e koalicionit qeverisës. Kuvendi nuk është përfaqësues. Zgjedhjet janë zgjidhja”, tha Kurti.