Agim Bahtiri e falënderon Mitrovicën, s’tregon për çka

20:06 | 09 Nëntor 2025

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi me kandidatin e partisë së tij për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, si dhe me kryetarin e partisë, Albin Kurti.

Ai ka falënderuar Mitrovicën, por pa treguar se për çka.

Në fotografi Bahtiri e Kurti shihen me gishtat tregues drejtuar kah Faton Peci.

“Faleminderit MITROVICË!”, ka shkruar ai.

Komento: