Kryetari i Mitrovicës, Aghim BAhtiri i cili vjen nga partia Aleanca Kosova e Re, njihet për zërin e tij kundërshtues ndaj PDK-së.
Bahtiri i cili tani e dy mandate u ngrit duke e sharë PDK’në, dhe SHIK’un sonte gjendet në gjirin e tyre më të madh.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ka qenë një nga më të zëshmit duke thënë se PDK’ja është e keqja këtij vendit, duket se ka ndryshuar mendim, raporton gazetametro .
Kjo më së miri vërtetohet në një fotografi të publikuar para pak minutash, nga kryetari Drenasit Ramiz Lladrovci, ku shihen ish shefat dhe shefat e PDK’së.
Edhe mbishkrimi i fotografisë është ‘Sonte, edhe Agimi…!
Ndërkohë, pas deklaratave qesharake tash e një kohë të Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës, edhe një e fundit bëri bujë.
Ai tha se nuk është në gjendje të garantojë nëse Mitrovica e ‘bashkuar’ do jetë në kufijtë aktual, duke aluduar në bisedimet Kosovë Serbi.
Sidoqoftë, kjo fotografi aludon në aderimin e mundshëm të Bahtirit në PDK.