
Drejtuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes pritet të takohen sot në përpjekje për të arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri thotë se marrëveshja LDK-VV duhet të ndodhë por që kryeparlamentari t’i mbetet partisë së tij – Vetëvendosjes.
Ja postimi i gim Bahtirit në Facebook:
Marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse mjaftë është humbur kohë.
Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.
Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së.