Agim Bahtiri sot do t’ia dorëzon presidentit Hashim Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot do të dorëzojë te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
Peticioni është nënshkruar nga 16,594 qytetarëve.
“Nga presidenti Thaçi kërkohet mbështetja e tij për miratimin e kësaj nisme të ndërmarrë nga qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Theksojmë se ideja e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.