Agim Bahtiri kërcënoi me luftë, kështu i përgjigjet Goran Rakiq

23:59 | 04 February 2019

Goran Rakiq ka reaguar pas deklaratës së Agim Bahtirit, duke thënë se pret që KFOR-i dhe EULEX-i të rrisin gatishmërinë

Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se populli serb në Kosovë ka pranuar me shqetësim të madh deklaratat e fundit të Kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili tha se “nësë preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë”

Rakiq deklaratat e Bahtirit i cilësoi i si kërcënime.

“Unë pres që KFOR-i dhe EULEX-i, në përputhje me mandatet e tyre, të rrisin gatishmërinë dhe veprimin parandalues në mënyrë që të mos shqetësojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve, sepse kërcënime të tilla të rrezikshme për paqen në këtë kohë kur tensionet janë të larta mund të pengojnë në mënyrë të pakthyeshme stabiliteti që ne, si përfaqësues të popullit serb, e kemi ndërtuar me përgjegjësi në një gjendje të pamundur” ka thënë Rakiq, shkruan
Tanjug Transmeton Klan Kosova.

Deklaratat për luftë Bahtirii tha në tubimin për të shënuar 19 vjetorin e masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri të Mitroivicës.

Komento: