Agim Bahtiri: Konjufca tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit

19:16 | 01 Shkurt 2020

Agim Bahtiri ka konfirmuar se Konjufca është tërhequr nga pozita e kryeparlamentarit.

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i VV-së, Agim Bahtiri, ka deklaruar se koalicioni VV-LDK do të arrihet dhe të hënën do të votohet Qeveria Kurti.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dëshmohet konstruktive dhe e vullnetshme për ta krijuar Koalicionin e Shpresës”.

“Kryeparlamentari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VV-LDK”, tha Bahtiri për Klan Kosovën.

Komento: