Agim Bahtiri paraqitet nga Ura e Ibrit: Kosovës po i vjen era shtet

16:08 | 03 Prill 2022

Agim Bahtiri shfaqet te Ura e Ibrit: Kosovës po i vjen era shtet.

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pozuar mbi urën e lumit Ibër që e ndan qytetin në veri të Kosovës.

Bahtiri fotografinë e ka publikuar në Facebook.

“Sot, Kosovës po i vjen era shtet!”, ka shkruar ai.

Kështu, ai siç duket i është referuar vendimit të Qeverisë për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, pasi qeveria serbe refuzoi të dërgonte kërkesë zyrtare për lejimin e tyre.

Komento: