Agim Bahtiri: Ska asnjë rast me koronavirus në Mitrovicë, IKSHP ka bërë një gabim teknik

15:16 | 07 Prill 2020

Bahtiri: Ska asnjë rast me koronavirus në Mitrovicë, IKSHP ka bërë një gabim teknik.

Pesë raste të reja janë konfirmua sot me koronavirus në Kosovë, njëri prej tyre nga Komuna e Mitrovicës.

Lajmi u konfirmua nga Instituti i Shëndetësisë Publike gjersa po demantohet nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, shkruan Reporteri.net.

Më anë të një postimi në Facebook, Bahtiri e ka demantuar këtë informacion, duke thënë se i njëjti është i pasaktë dhe ka qenë një gabim teknik nga IKSHP.

“Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë.

Komento: