Agim Bahtiri tenton të përleshet fizikisht gjatë tubimit të VV-së në Mitrovicë

18:44 | 30 January 2021

Incident në tubimin e VV-së në Mitrovicë.

Një incident ka ndodhur në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në lagjen Ilirida në Mitrovicë të Jugut.

Gjithçka ka nisur kur një qytetar deshi ta marrë fjalën për ta bërë një pyetje në këtë tubim ku të pranishëm ishin kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për deputete, Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova.

Atij menjëherë i kanë reaguar pjesëtarët e sigurimit të afërt të Kurtit dhe Osmanit.

Ka qenë kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që ka tentuar të përleshet fizikisht me personin që ka kërkuar ta marrë fjalën.

Mbrojtja e afërt pastaj i ka qëndruar afër Kurtit derisa ka përfunduar tubimi.

Komento: