Njësia Speciale e Kosovës po zhvillon një aksion të madh sot në veri të Kosovës.
Në këtë aksion janë prangosur disa persona nga komuniteti serbë, ndërsa është plagosur edhe një polic.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar policinë e plagosur gjatë aksionit policorë në veri të Mitrovicës. Bahtiri ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë, pasi siç tha ai polici ka marr një plagë të lehtë në kukë.
Bahtiri po ashtu tha se i gjithë ekipi mjekësorë është në gatishmëri të situatës, raporton telegrafi.
Ai potencoi se në tre komuna të Kosovës ka pasur arrestime ndërkaq pritet edhe në Komunën e Zubin Potokut pritet të kryhen prangosjet e parapara nga Njësia Speciale e Kosovës.
“E kam vizituar policinë në spital. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka marr një plagë të lehtë në kukë. I gjithë ekipi mjekësorë janë duke u angazhuar në trajtimin e tij, dhe nëse ka nevojë për raste tjera edhe mjekët e Vushtrrisë janë në dispozicion. Gjendja në Mitrovicë është e qetë, edhe në veri po shihet e qetë. Në tre komuna ka pasur prangosje, ndërkaq pritet të kryhet edhe Komuna e Zubin Potokut. Kisha bërë apel tek qytetarët e Mitrovicës të rrinë të qetë pasi Njësia Speciale e Kosovës është duke i kryer punët ashtu siç edhe janë paraparë”, ka thënë Bahtiri.