Agim Çeku dhe ish-ushtari i UÇK-së me Wesley Clark për kafenë e mëngjesit: Takim i përzemërt

13:08 | 14 November 2024

Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku dhe ish-ushtari i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Muharrem Mahmutaj janë takuar mëngjesin e sotëm me ish-komandantin suprem të NATO-s për Europën, gjeneralin e pensionuar amerikan, Wesley Clark.

Mahmutaj publikoi fotografinë në Facebook, duke e përshkruar takimin si “të përzemërt”.

“Sot me Gjeneral Agim Çekun kafenë e mëngjesit e pimë me Gjeneralin Wesley Clark. Takim i përzemërt i dy Gjeneralëve qe i kanë dhënë vulën historisë sonë të re dhe kanë merita të jashtëzakonshme në krijimin dhe ndërtimin e ushtrisë moderne të Kosovës!”, shkroi ai./Gazeta10

Komento: